Lajme

Ambasadori Ajeti merr pjesë në pritjen vjetore të vitit të ri të organizuar nga mbreti i Danimarkës

Gazeta10
07 Janar 2025 - 13:54

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, ka marrë pjesë në pritjen vjetore të vitit të ri që është organizuar nga mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe, Mbretëresha Mary.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ajeti, i cili ka shtuar edhe se ky organizim është bërë për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.

‘‘Kënaqësi e veçantë të merrnim pjesë në pritjen vjetore të Vitit të Ri, të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij, Mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe Lartëmadhëria e Saj, Mbretëresha Mary, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë’’, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.