
Ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier ka reaguar në orët e vona të natës. Në një deklaratë të shkurtër, ai ka shpreh shqetësimin e tij me mos arritjen e një marrëveshjeje në Bruksel, raporton Gazeta 10.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të gjejnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i mundësuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje” thuhet në deklaratën e shkurtër./Gazeta10
