
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier është deklaruar pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani duke thënë që ne jemi thellësisht të shqetësuar me situatën.
Ai ka përseritur thirrjen e qeverisë amerikane dhe të QUINT-it se “është e rëndësishme t’i shmangim rrethanat që përfshijnë hyrjen e zyrtarëve publik në ndërtesa publike, me forcë”.
“Në takim me kryetarët biseduam se si ata mund t’i përmbushin detyrat detyra e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve në një mënyrë që tregon përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve dhe diçka e tillë sipas nesh tani nënkupton moshyrje në ndërtesë me forcë”, ka thënë ambasadori. /Gazeta10/