Lajme

Ambasadori britanik del në Gërmi në mot të “vështirë”, bën thirrje t’i bashkoheni javën tjetër

Gazeta10
11 Janar 2025 - 20:19

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm, pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, ai së bashku me një grup njerëzish kanë vrapuar në parkun e Germisë.

Ambasadori ka ftuar të gjithë ata që duan, që tu bashkëangjitën atyre, pasi që ai ka njoftuar se edhe të shtunën tjetër në çfarëdo moti ai me këtë grup do të jenë në këtë park.

Ai ka thënë edhe se ora që do bëjnë vrap do të jetë nga ora 9 e mëngjesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.