Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik: Politikanët kosovarë të gjejnë zgjidhje para se të skadojë afati nesër, ose hyhet në territor të panjohur

Gazeta10
25 Korrik 2025 - 12:47

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se të skadojë afati i Gjykatës Kushtetuese të shtunën.

Ai ka thënë se nëse s’do të gjendet një zgjidhje deri nesër, Kosova hyn në një territor të panjohur.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai, pas dështimit të sotëm të konstitutimit të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.