Gazeta10

Ambasadori britanik: Vrasjet brutale të grave këto ditë përshkruhen me një fjalë, femicid

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar për vrasjet e fundit të grave në Kosovë.

“Isha i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave në tre ditë. Ka vetëm një fjalë për ta përshkruar atë: femicid. Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim – dhe zemërim – ka në shoqëri”, shkroi ambasadori britanik në Kosovë.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe do të vazhdojnë të punojnë nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe në biznesin e përditshëm për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë.

Vrasja e sotme në Pejë ngjalli reagime të shumta në vend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë, dënoi vrasjen në Pejë, duke theksuar se të gjithë e kanë për detyrë të mbrojnë gratë dhe vajzat.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, tha Osmani.

Për vrasjen në Pejë reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se pavarësisht “masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë”.

Ajo tha se ka thirrur për sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit dhe drejtorin e Policisë së Kosovës dhe “po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror” për të trajtuar çështjen e vrasjes së grave.

“Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”, shkroi Haxhiu në rrjetin social Facebook.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë