Gazeta10

Ambasadori grek në Serbi: Greqia nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën

Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis, ka deklaruar se qëndrimi i shtetit të tij ndaj Kosovës, nuk do të ndryshojë, transmeton Gazeta10.

Ai deklaroi se Greqia nuk do e njohë Kosovën.

“Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën” deklaroi ambasadori i Greqisë në Serbisë në një intervistë për mediat vendase.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd (3 qershor), Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, rikujtoi ambasadori grek.

Duke cituar shefin e tij, ambasadori grek deklaroi se ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, me rastin e rritjes së aktiviteteve diplomatike të Prishtinës, në bisedimet me zyrtarët grekë për njohjen e Kosovës, ka deklaruar se Athina mban marrëdhënie të mira me autoritetet në Prishtinë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, si dhe se bashkëpunon në kuadër të organizatave rajonale në Evropën Juglindore.

Përndryshe, Kosova dhe Greqia kanë rritur nivelin e përfaqësimit të zyrave të tyre respektive ndërlidhëse në Athinë e Prishtinë. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë