Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasadori Hill në Bujanoc përmend disa modele për këtë zonë që qon tek zgjidhja përfundimtare (Video)

Gazeta10
27 March 2023 - 14:47

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi e ka falendëruar për vizitën ambasadorin amerikan në Serbi, Chriss Hill.

Ai tha se është informuar nga ambasadori për marrëveshjen e fundit në Ohër dhe një sërë çështjesh tjera.

Ambasadori Hill në konferencën e përbashkët tha se “është kënaqësi takimi ku u diskutua për një sërë çështjesh me interes për qytetarët e kësaj zone”.

“Një kënaqësi e madhe ta takoj dhe flasë me kryetarin për një sërë çështjesh që i preokupojnë qytetarët dhe këtë rajon. Kjo është një zonë shumë afër dy kujfijeve shtetërorë dhe besoj është shumë e rëndësishme që qytetarët ta dinë se çfarë ka ndodhur në Ohër lidhur me marrëveshjen. E sigurova kryetarin që SHBA është e interesuar në implementimin e suksesshëm të kësaj marrëveshje dhe ne i qëndrojmë pas” ka thënë ai, raporton Gazeta 10.

Sipas ambasadorit, biseda është fokusuar edhe në tema tjera të karakterit lokal dhe që janë të nevojshme të adresohen për tu bërë kufijtë sa më shumë që i bashkojnë popujt dhe jo t’i ndajnë. 

“Biseduam për disa modele që mund të arrihen shpejt sepse zgjidhja përfundimtare do të ishte që të kemi sa më shumë integrim rajonal. Dhe vlera e kësaj vizite këtu sot personalisht lidhet me atë se pavarësisht sa letra e raporte lexon nuk ka asnjë zëvendësim më të mirë se të bisedosh nga afër me njerëzit, e në veçanti me kryetarin. Kam vizituar shumë pjesë të Serbisë dhe është kënsaqësi që të jem edhe në këtë pjesë shumë të rëndësishme të Serbië, që besoj se nëse zhvillohet, do t’i ndihmojë tërë rajonit” ka thënë Hill./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.