Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori Hill për gjykimin në Hagë: Të pandehurve t’u jepet mundësia të sqarohen

Gazeta10
07 April 2023 - 22:50

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është pyetur rreth gjykimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Një prej pyetjeve konkrete që iu shtrua atij, ishte kjo: “Nëse dënohen, a është ky problem për NATO-n që ka bashkëpunuar me ta në vitet 90?”

Ambasadori Hill ka thënë se duhet të lejohet që gjykimi të vazhdojnë dhe të pandehurve t’u jepet mundësia që të sqarohen.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk duhet të flitet për këtë temë aktualisht, pasi që gjykimi po vazhdon.

“Gjykata për krimet e luftës është themeluar shumë kohë më parë, edhe para asaj që ka ndodhur në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që ato gjykime të vazhdojnë, të prezantohen provat, t’u jepet mundësia të akuzuarve të sqarohen, do të shohim se çfarë gjyqtarët do të thonë në fund: “Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për këtë tani sepse gjyqi është në vazhdim,” tha Hill në një intervistë për Euronews Serbia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.