Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori Hovenier i shkon Osmanit në zyre: Flasin për sigurinë dhe dialogun

Gazeta10
30 November 2023 - 18:55

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Presidenca ka njoftuar se presidentja Osmani me Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.