Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasadori i BE-së: T’i lidhim duart për t’i përkrahur fëmijët me aftësi të kufizuara

Gazeta10
03 December 2022 - 12:24

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se duhet bërë më tepër si shoqëri për t’i përkrahur fëmijët që janë me aftësi të kufizuara.

“Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që ju nevojiten, të gjithë ne duhet të bëjmë më tepër për t’i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, ka shkruar ai në Twitter, raporton Gazeta10.

“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pra në këtë ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i lidhim duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.