Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasadori norvegjez feston në mënyrë spektakolare fitoren në PolitikOFF (Video)

Gazeta10
18 July 2023 - 9:41

Nga mbremë ka filluar PolitikOFF, super spektakli veror në Kanal10, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ku ambasadorë, politikanë, deputetë, kryetarë komunash dhe jo vetëm, garojnë mes vete në makina karting, në një format unik të realizuar në ambientet e bukura të Prishtina Mall.

Në premierën e këtij emisioni garuan ambasadorët bashkë me ish-kampionin e vitit të kaluar dhe me drejtuesin e bordit të Prishtina Mall.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl u shpall fitues i garës, duke lënë pas ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, atë të Suedisë, Jonas Westerlund, kampionin e vitit të kaluar, Bajrush Ymeri si dhe Fatmir Zymberin, Kryetar i bordit të Prishtina MALL.

Pas fitores, ambasadori Grondahl, festoi në mënyrë të veçantë siç bëjnë kampionët e garave të tilla dhe u  hprehë që ishte një garë super e bukur.

Ai i ftoj ambasadorët tjerë, organizatat ndërkombëtare, bizneset dhe familjet që të vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm, në “Prishtina Mall”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.