Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorit Malaj: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri, mbi themelet historike

Gazeta10
16 July 2024 - 13:01

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në rrjete sociale ka njoftuar se ka qenë i nderuar që ishte i ftuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës për një bisedë mbi marrëdhëniet në fusha të ndryshme, në kuadër të Shkollës Ndërkombëtare të Verës, një iniciativë që përfaqëson një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve, kulturave dhe përvojave.

Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë i ngushtë dhe i ndërtuar mbi themelet e përbashkëta historike, kulturore dhe gjuhësore.

“Kjo lidhje e veçantë na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë një partneritet të fortë në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin, kulturën, ekonominë etj.”, shkroi ai.

Më tutje ai u ka uruar suksese studentëve dhe i ka falënderuar organizatorët për mikpritjen. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.