Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadorja sllovene në Prishtinë u akuzua për shkelje të ligjit, ministrja Tajon merr një vendim

Gazeta10
13 September 2023 - 23:09

Ministrja e Jashtme në Slloveni, Tanja Fajon, tha sot se nuk janë konstatuar parregullsi të mëdha në sjelljen e ambasadores sllovene në Kosovë, Mince Benedejçiq, e cila akuzohet nga punonjësit për bullizim dhe shkelje të ligjit.

Sipas Siol, gabime u bënë sidomos në marrëdhëniet me punonjësit, andaj ministrja i bëri thirrje ambasadores që të përmirësojë marrëdhëniet e ndërsjella.

Fajon thuhet se ka zhvilluar tashmë një bisedë me ambasadoren Benedejçiq dhe ka shpjeguar se ndër të tjera ka të bëjë me përmirësime konkrete të kushteve të punës për punonjësit.

“Ambasada duhet të qetësojë gjërat dhe të përmirësojë marrëdhëniet e ndërsjella. Nuk bëhet fjalë për parregullsi të mëdha, por për marrëdhënie me punonjësit”, shtoi ajo.

Punonjësit e ambasadës sllovene në Prishtinë e akuzojnë ambasadën për bullizim ndaj tyre dhe shkelje të ligjit, raportoi të martën portali N1.

Punonjësit e ambasadës pretendojnë se nuk mund të punojnë më me të, “andaj shpallin padi ndaj ambasadores dhe ministrisë së Jashtme nëse ajo mbetet në detyrën e saj”.

Po ashtu, bëhet e ditur se autoritetet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane (MZEZ) janë njoftuar disa herë për këtë, “por pasi nuk ë ëhtë ndërmarrë asnjë masë, më 31 gusht, pesë punonjës të punës vendasuar kanë dërguar ankes dhe paralajmërim në ministri përmes një avokati kosovar”.

Ministria e Punëve të Jashtme sllovene shpjegoi për STA të martën se Fajon caktoi një komision prej tre anëtarësh, i cili menjëherë vizitoi selinë e ambasadës në Prishtinë.

Komisioni ka evidentuar mangësi të caktuara në menaxhim dhe komunikim, shton ministria, ku në bazë të këtyre gjetjeve, masat e para për përmirësimin e kushteve të punës së të gjithë punonjësve tashmë janë zbatuar në fund të javës së kaluar.

Siç shtuan ata, kjo do të pasohet nga masa të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale, ndërsa ministria sllovene do të monitorojë nga afër situatën në ambasadë dhe do të bëjë një kontroll të ri më së voni pas mu treajsh, kur do të vendosen edhe masa shtesë, nëse veçë jan të nevojshme.

Sipas garancive të tyre, ambasada e Sllovenisë në Prishtinë po funksionon pa probleme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.