
Raporti:Arbenita Ilazi
Në prag të festave të fundvitit, një atmosferë krejtësisht ndryshe mbizotëroi këtë të premte në American School of Kosova. Me muzikë, valle e interpretime të ndryshme, nxënësit e kësaj shkolle përmbyllën suksesshëm semestrin. Nga programi i organizuar nga nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle u argëtuan të gjithë.
Këtë pamje ka marrë American School of Kosova në prag të festave të fundvitit.
Programi i organizuar nga nxënësit u përcoll me interpretime të ndryshme, muzikë e poezi.
E atmosferën e krijuar e ndoqën edhe prindërit, të cilët u argëtuan nga ajo që kishin përgatitur fëmijët e tyre.
E kënaqur me organizimin u shpreh edhe kordinatorja Vesa Rexha –Nimani.
Ndërsa mësuesja Edi Demiri, tha se për këtë program përgatitjet i kanë filluar një muaj më parë.
Një program të tillë, American School of Kosova e ka organizuar edhe ditë më parë.
Drejtuesit e kësaj shkolle e kanë vlerësuar vitin 2022 si të suksesshëm. / Kanal10