
Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka folur për dallimin e kualitetit në futboll, duke theksuar se elementi kryesor që ndan skuadrat është ritmi i lojës dhe saktësia në veprime.
Sipas tij, një ekip që luan me ritëm të lartë dhe është i saktë në pasime e vendime, konsiderohet automatikisht skuadër cilësore. Munishi solli si shembull përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ajo karakterizohet nga një lojë shumë e shpejtë.
“Dallimi i kualitetit në futboll në esencë është ritmi dhe saktësia. Nëse ke ritëm të lartë dhe je i saktë, je një skuadër e mirë. Këtë e bënte Amerika sepse luante aq shpejt futboll, edhe pse këtë e ka bërë edhe Koreja, por Amerika është më e shpejtë. Të gjitha kombëtaret, nga e para deri te e fundit, do të kenë probleme me Amerikën”, ka deklaruar Munishi./Gazeta10