
Takimi i sekretarit të N ATO-s, Mark Rutte me presidentin amerikan, Donald Trump sipas analistit, Halil Matoshi përçoi mesazh tek shtetet evropiane.
“Ishte një ngritje alarmi nga vet presidenca Trump për shtetet e BE-së që ta ngrisin GTP-në, përkatësisht të japin pare, të paguajnë për mbrojtje sepse Amerika qe një shekull i ka ofruar Evropës ombrellë mbrojtje“, tha ai.
Matoshi i ftuar në emisionin “Gazeta” shtoi se aty u konfirmua edhe mbështetja e NATO-s nga Amerika.
“Dilema nëse SHBA-të mund ta braktisin NATO-n nuk mund të ndodh për shumë arsye dhe u konfirmu në takimin me shefin e NATO-s në Shtëpinë e Bardhë nga vet presidenti Trump“. /GAzeta10