Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Amerika kujton Masakrën e Reçakut: Pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë

Gazeta10
15 January 2025 - 13:54

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka nderuar viktimat e Reçakut, në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, SHBA thotë se qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë.

“Sot, SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, thuhet në postimin e ambasadës së Amerikës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.