Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ana Bërbaniq sot viziton Republikën e Kosovës 

Gazeta10
05 Shtator 2022 - 7:00

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot do ta vizitojë Republikën e Kosovës. 

Gazeta10 nga burime të saj, ka siguruar agjendën e vizitës së kryeministres serbe. 

Ajo do të vizitojë një kishë në pjesën veriore të Mitrovicës, Manastirin në Bërnjak, do ta vizitojë Zveçanin si dhe dy familje në Leposaviq.  

Së bashku me Bërnabiq, Kosovën do ta vizitojnë edhe Petar Petkoviq – Drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, dhe Mihailo Jovanoviq – Drejtor i Zyrës për IT dhe e-qeverisje.  

Vizita e Bërnabiq në Kosovë u aprovua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës – në bazë të marrëveshjes së lidhur për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.