Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Analistët: Aneksi për zbatimin e planit evropian, i dobët

Gazeta10
19 March 2023 - 21:38

Raporti: Kanal10

Analistët politikë kanë dhënë qëndrime të ndryshe për takimin e djeshëm në Ohër, në të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel. Megjithatë, këtë dokument e kanë vlerësuar si të hartuar shumë dobët.

Dokumenti për të cilin u pajtuan Albin Kurti e Aleksandar Vuçiqi, po vlerësohet si jo i mirë dhe u hartuar dobët.

Për njohësin e politikës, Dritoro Arifi, aneksi i zbatimit të planit evropian është shumë dobët i formuluar.

Sipas tij, në bazë të aneksit ka shumë obligime për Kosovën dhe shumë pak për Serbinë.

Mes tjerash, Arifi ka akuzuar kryeministrin Kurti për pajtimin mbi këtë plan. Sipas tij, problem mbetet neni 10-të, që duhet të zbatohen edhe marrëveshjet e kaluara, e që për këtë, ai tha se është keq për vendin.

Ai shton se me patjetër do të ndërtohet asociacioni, pavarësisht që mund t’i ndryshohet emri, përmbajtja siç tha ai, do të jetë e njëjtë, në të mirën e Serbisë.

Sa i përket pikës 7, e cila thotë se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Arifi tha se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, njohësja e rrethanave politike dhe analistja, Besa Luzha është shprehur optimiste sa i përket zbatimit të aneksit zbatimit, derisa tha se është një hap para për vendin.

Ndërsa sa i përket mosnënshkrimit, Luzha tha për KosovaPress, se nuk është mjaftë problematikë, pasi sipas saj, garanci është Bashkimi Evropian.

Duke folur për zbatimin e këtij aneksi, ajo shtoi se është një hap para për Kosovën dhe nuk kanë nevojë të shqetësohen qytetarët në këtë drejtim.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët nga mbrëmë, në momentin e publikimit të tij. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.