
Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10
Analistët politikë vlersojnë se zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë përkitazi me vlerat demokratike. Sipas tyre, kjo ngase partia në fjalë identifikohet me figurën e themeluesit të LVV-së Albin Kurtit, si dhe fituesin për kryetar edhe për një mandat tjetër, dhe se anëtarët nuk mund t’i dalin kundër liderit të tyre, shkruan Kanal10.
Dy krerët e institucioneve më të larta të shtetit, të dielën e cilësuan si ditë të demokracisë.
Mirëpo, analistët politikë i kanë vlerësuar ndryshe zgjedhjet e brendshme të Lëvizjës Vetëvendosje.
Kandidimin e kryetarit aktual dhe kryeministrit, Albin Kurti, edhe për një mandat tjetër por pa kundër kandidat, ata e vlersëojnë si veprim jashta vlerave demokratike.
Zgjedhjet e partisë në pushtet i duken komedi, njohësit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri.
Madje Muhaxhiri tha se ka një frikë brenda antarëve të partisë për të ngritur zë kundër liderit të tyre.
Ndërkaq, analisti Nexhmedin Spahiu, konsideron se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike teksa lideri i partisë themeluese jeton.
Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LVV-së, Ajet Potera ka reaguar duke krituar partinë në fjalë për mungesë të demokracisë, transparencës.
“Për shumë vite radhazi u bë shumë përpjekje nga aktivistët e LVV-së, për të ndryshuar këtë mendësi politike në këtë Komunë (të paktën kështu është dukur), por ja ku përfunduam njejtë me të tjerët. Disa gjëra shumë të rëndësishme që mungojnë e janë të njejta: Nuk ka demokraci të brendshme njejtë sikur në partitë e tjera. Ka korrupsion në qeverisje njejtë sikur në partinë e mëparshme. Kualicion me partinë e PAN-it që Lëvizja është ngritur duke e kritikuar shumë ashpër. Nuk ka meritokraci njejtë sikur në partitë e tjera. Është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut. Mungon llogaridhënia e transparenca njejtë sikur në partitë e tjera etj.”, tha Ajet Potera – Ish-kandidat për kryetar të Podujevës nga LVV.
Albin Kurti është zgjedhur me 98.60% të votave edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Gruas së Lëvizjes Vetëvendosje me 94.55% të votave,
Kurse, Behar Jashari është zgjedhur kryetar i Rinisë me 85.55% të votave./Gazeta10