Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Analisti nga veriu: Kosova, vazhdon të jetë ëndërr e serbëve

Gazeta10
01 November 2022 - 20:51

Branislav Kërstiq, analist politik serb nga veriu i Kosovës ka thënë në Politiko se shumica e qytetarëve serbë, ende “ëndërrojnë” se Kosovë është pjesë e Serbisë.

Kërstiq madje ka thënë se qytetarët serbë të cilët janë të punësuar në institucionet e Kosovës, të njëjtit janë të punësuar edhe në Serbi, shkruan Gazeta10.

“Jam i sigurt që shumica e njerëzve hala janë në ëndërr që Kosova është pjesë e Serbisë. Presion shumë serioz e i madh nga forcat e Listës Serbe, që ditë për ditë prezantohet në teren. Edhe një qytetar i zakonshëm kur do të aplikoj për punë, ai shkon te ai zyrtar i Listës Serbe, ekziston vetëm një kusht për këtë, nëse je në sitiatë me siguru 25-50 vota për Listën Serbe”, tha Kërstiq në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.