Gazeta10

Analizë: Stërvitjet ushtarake të Kinës në Tajvan ofrojnë mundësi spiunimi për SHBA-në

Kur Kina filloi stërvitjet e zgjeruara duke rrethuar Tajvanin ata dhanë një paralajmërim të paprecedentë ushtarak dhe politik kundër ndërhyrjeve të jashtme mbi ishullin, kjo dha një mundësi të re për Shërbimin të Intelegjencës së SHBA-të dhe aleatët e saj që të mbledhin informacione rreth llojit të armatimit të Kinës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta 10.

Katër ditët e stërvitjeve intensive javën e kaluar dhe manovrat e zgjatura këtë javë kanë ofruar shansin për të ekzaminuar raketat që Kina do të përdorte për të larguar ushtritë e huaja që do të ndërhyjnë në çdo pushtim të mundshëm si dhe sistemet e saj të komandës, kontrollit dhe komunikimit, diplomatët rajonalë, thonë analistët e sigurisë.

Këto ushtrime kanë zbuluar një të dhënë për aftësinë e Kinës për të bllokuar ishullin paraprakisht apo alternativë ndaj çdo pushtimi, duke shfaqur për herë të parë gjuajtjen e raketave balistike mbi Tajvan si dhe sulme të simuluara ajrore dhe detare mbi anijet në bregun lindor të saj.

Duhet pasur parasysh se hetimi dhe analizimi i të dhënave ende është duke vazhduar, dy zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë paralajmëruar se stërvitjet nuk kanë gjasa të ofrojnë llojin informacioneve të thelluara dhe të detajuara që Shërbimi i Inteligjencës po mundohet të marrë, pasi nuk është e mundur që një shtet si Kina të shfaq taktikat dhe strategjitë e saj më të mira gjatë stërvitjeve pasi që ajo e di se po vëzhgohen nga afër, tha një nga zyrtarët duke folur në kushte anonimiteti për Reuters, transmeton Gazeta 10.

Zyrtarët thanë se shumica e sistemeve dhe raketave të përdorura nga Kina janë veçse të njohura për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, kështu që ishte e paqartë se a do të mund të mblidheshin dhëna të reja mbi aftësitë e tyre gjatë javëve të fundit.

Analisti i sigurisë me bazë në Singapor, Collin Koh, tha se në vend të armatimit, stërvitjet ofruan një shans thetër me rëndësi e që ishte monitorimi i elementit kryesorë kinezë, Komanda e reformuar e Teatrit Lindor të Kinës, Forca e saj Raketore dhe Forca Mbështetëse Strategjike – që veprojnë së bashku në një mënyrë plotësisht të koordinuar dhe të integruar, shkruan Reuters.

“Unë pres plotësisht që SHBA të mbledhë të dhëna me një spektër të plotë duke përfshirë sinjale, komunikim dhe inteligjencë elektronike sepse kjo është thjesht një mundësi shumë e mirë për ta humbur…kur mblidhen këtë lloj të dhënash nga ana tjetër, do të thotë që mund të kuptoni se ku janë dobësitë dhe kjo ju ndihmon të krijoni sistemet tuaja të kundërta dhe bllokimit”, tha Koh për Reuters.

Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur të paktën katër anije luftarake në lindje të Tajvanit, me qendër në aeroplanmbajtësen USS Reagan, gjatë stërvitjeve. Përpos mundësis për mbrojtje, ato operojnë gjithashtu për vëzhgim përtej dhe nën sipërfaqe të gjera të oqeanit.

Gjurmuesit online të avionëve dhe anijeve kanë raportuar gjithashtu praninë e aseteve të specializuara të mbledhjes së inteligjencës elektromagnetike në zonë, duke përfshirë aeroplanët e fuqishëm amerikanë RC-135S Cobra Ball dhe një anije monitorimi raketore. Tajvani lëshoi ​​gjithashtu dronët e tij të zbulimit Albatross të prodhuara në vend gjatë stërvitjeve kineze.

Deri më tani, Pentagoni nuk ka ndryshuar mendimin e tij se Kina nuk do të ishte e aftë ushtarakisht të organizonte një pushtim të suksesshëm të Tajvanit për këto pesë vite. Dhe zyrtari numër tre i Pentagonit tha të hënën se pavarësisht stërvitjeve kineze, Shtetet e Bashkuara nuk e kishin ndryshuar pikëpamjen e tyre se Kina nuk ka gjasa të përpiqet të pushtojë ushtarakisht Tajvanin në dy vitet e ardhshme, shkruan Reuters. / Gazeta 10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë