
Andi Artani dhe Gresa Hoti janë një nga çiftet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” të cilët lidhjen e tyre e vazhduan edhe pas daljes nga shtëpia.
Kriza në lidhjen e çiftit duket se po merr përmasa serioze.
Zhvillimi i befasishëm erdhi vetëm pak ditë pasi Andi publikoi një foto të përbashkët ku shkruante: Kështu na keni deri në pleqni.
Dyshja kanë fshirë fotot e përbashkëta si dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Sipas burimeve të emisionit “Prive” mollë sherri u bënë pushimet e modeles në Ibiza dhe kjo është nga krizat më serioze që çifti kanë pasur deri tani.