Gazeta10

Anëtarësimi në KiE, Tsipras: Kërkohen më shumë veprime nga Kosova

Alexis Tsipras, ish-kryeministri i Greqisë, ishte dje pjesëmarrës në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u miratua Raporti për anëtarësimin e Kosovës.

Deputeti grek abstenoi në këtë proces të votimit, ndërsa ka thënë se duhen “më shumë veprime nga Kosova në mënyrë që anëtarësimi i saj në KiE të kontribuojë për paqen”.

Tsipras ka theksuar se Kosova falë përpjekjeve të raportueses për në KiE, Dora Bakoyannis, e ka vënë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, kjo nuk mjafton si kusht i vetëm për anëtarësim të Kosovës në KiE dhe se kërkohen veprime shtesë, “veçanërisht në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Pakicave”.

Ai nënvizoi se tensioni është rritur shumë në rajon me përgjegjësi reciproke të palëve dhe nevojiten më shumë garanci paraprake për të kontribuar realisht për paqen në Ballkan, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputeti grek shtoi se kërkohet diskutim shtesë me vendet që nuk e njohin Kosovën, për regjimin me të cilin do të anëtarësohet në këtë organizatë, shkruan mediumi grek.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur