Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Angelina Jolie do ta luajë rolin e divës së operas, Maria Callas

Gazeta10
21 October 2022 - 22:06

Aktorja e njohur me famë botërore, Angelina Jolie, do ta sfidojë vetën në rolin e sopranos së njohur Maria Callas.

Filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe në të njëjtën kohë tragjike të jetës së sopranos së famshme.

Skenari është bërë nga Steven Knight dhe do të fokusohet në ditët e fundit të sopranos në Paris në vitet 1970.

Në një deklaratë për mediet, aktorja tha se e ka marrë shumë seriozisht përgjegjësinë që e ka për të paraqitur jetën dhe trashigiminë e Callas./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.