Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Angelina Jolie do ta luajë rolin e Maria Callas si këngëtare opere

Gazeta10
23 October 2022 - 16:56

Angelina Jolie do ta luajë rolin e këngëtares ikonike të operës, Maria Callas, e cila njihet edhe për rënien në dashuri me manjatin grek të anijeve, Aristotle Onassis. “Do t’i jap të gjitha që ta tejkalojë këtë sfidë”, ka thënë Jolie, transmeton Gazeta10.

Angelina Joliet i është dhënë roli i karrierës për filmin më të ri që pritet të quhet Maria.

Të premten është lajmëruar se fituesja e çmimit Oscar do ta luajë rolin e këngëtares ikonike të operës, Maria Callas.

Artistja ishte e njohur për gamën e saj të jashtëzakonshme në skenë por edhe për jetën e saj me plot turbulenca të dashurisë, që përfshijnë një romancë me manjatin e anijeve, grekun Aristotle Onassis, i cili më vonë ishte martuar me Jackie Kennedy.

“Unë e marrë shumë seriozisht dhe me përgjegjësi që të luajë jetën dhe trashëgiminë e Marias”, ka thënë Jolie në një deklaratë zyrtare. “Do të japë gjithçka që ta përmbush këtë sfidë”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.