Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Angelina Jolie jep dorëheqje nga pozita e ambasadores në UNHCR

Gazeta10
18 December 2022 - 10:05

Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se do të japë dorëheqje nga roli i saj si ambasadore për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, sidomos në ruajtjen e jetës përmes ofrimit të ndihmës urgjente. Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëzit, të cilat janë shumë të lidhura me zonat e konflikteve, dhe u japin atyre më së shumti zë”, ka thënë Jolie.

Megjithatë, ajo nuk ka ofruar hollësi se me cilat organizata planifikon të punojë.

UNHCR ka thënë se Jolie ka qenë një prej personave më me ndikim që ka luftuar për të drejtat e refugjatëve.

Agjencia ka thënë se aktorja amerikane ka punuar në mbi 60 misione.

Muajve të fundit, ajo është takuar me njerëzit e zhvendosur si pasojë e luftës në Ukrainë, Jemen dhe Burkina Faso./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.