
Drejtori i investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave e në komunën e Prishtinës, Sokol Havolli përmes linjës direkte në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10 i është përgjigjur ankesave që u parashtruan nga banorët e kryeqytetit.
Havolli mes tjerash bëri të ditur se është duke u punuar edhe tek rrjetet e kanalizimeve brenda qytetit, teksa përmendi edhe ndërhyrjet që pritet të bëhen pas prezantimit të projekteve.
“Presim që ndoshta sot ose të hënën, ekipa që merret me projektime ta përfundoj projektimin që nënkupton edhe vizatimin e të gjitha linjave të kanalizimit, planifikimin për ndërhyrje. E si ta kemi projektin do bëjmë ndërhyrje në atë pjesë. Ta hapim kanalin e ri e ta lidhim me puseta tjera sepse ato e kërkojnë edhe pjerrtësinë e tij. Përveq asaj ka edhe ngarkesë të madhe të gypave për shkak të densitetit shumë të lartë në atë pjesë, e për atë pjëse jemi duke bashkëpunuar me banorët e ndërtuesit“, tha ai.