Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Anneli Andersen publikon listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjet e muajit prill

Gazeta10
01 Prill 2024 - 12:49

Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e “Dardaneve” për muajin prill.

Kosova në konkurrencën e femrave do të nis kampanjën e re kualifikuese për “EURO 2025”, ku do t’i luajë dy duele gjatë këtij muaji.

Lista e plotë e ftuar nga selektorja suedeze:

“Dardanet” kanë udhëtuar sot për në Turqi, ku më 5 prill, do të zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Ukrainës, në terren neutral.

Ndeshjen e dytë “Dardanet” do ta zhvillojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 9 prill, kundër Uellsit.

Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bën pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.