
Newcastle United po zhvillojnë bisedime tash e ca ditë me Everton për transferimin e sulmuesit të tyre anglez, Anthony Gordon.
“Laraskat” po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket çmimit, me Chelsea dhe Tottenham gjithashtu në garë për nënshkrimin 21-vjeçarit.
Anthony Gordon ishte temë e merkatos në Angli edhe verën e vitit të kaluar, mirëpo transferimi i tij 60 milionësh te Chelsea nuk ndodhi.
Sulmuesi anglez këtë sezon ka 18 paraqitje në të gjitha garat me Everton, në të cilat ka shënuar 3 gola.
Anthony Gordon është prodhim i akademisë së Everton, ndërsa me ekipin e parë filloi të luajë që nga sezoni 2019/20.