Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Antidroga me aksion në Rahovec: Këta janë dy të dyshuarit që u arrestuan për kultivim të kanabisit

Gazeta10
30 June 2023 - 22:07

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë ka zhvilluar sot një aksion policor në Rahovec, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit. Gjatë operacionit janë kryer edhe bastisje në disa parcela, me ç’rast janë sekuestruar prova, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Ervin Mustafa dhe Arlind Kryeziu, të cilat kanë qenë objekt i hetimit që ka përfshirë masa të fshehta.

Të njëjtit janë arrestuar pasi Policia kontrolloi dy parcela, në të cilat u gjetën bimë të kanabisit, që dyshohet se janë kultivuar për një kohë.

Bimët e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa pas aksionit dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj të dyshuarit kryesor Mustafa, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.