Sport

Antoine Griezmann pensionohet nga kombëtarja e Francës

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 14:24

Antoine Griezmann ka njoftuar pensionimin e tij nga kombëtarja franceze.

 

33-vjeçari ka vendosur që t’i japë fund angazhimit të tij mbi një dekadë me fanellën e dy herë kampionëve të Botës.

 

Përgjatë kësaj dekade ai ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të “Gjelave” në sukseset e kësaj kombëtare.

 

Griezmann debutoi me Francën në mars të vitit 2014, teksa e ka veshur këtë fanellë në 137 paraqitje, prej të cilave ka shënuar 44 gola.

 

Anëtari i Atleticos është në top pesëshën e golashënuesve në historinë e kësaj kombëtare.

 

Ai fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, teksa arriti në finalen e Botërorit në vitin 2022 si dhe në finalen e “EURO 2016”.

 

Në vitin 2016, Griezmann ishte shpallur futbollisti i vitit në Francë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.