
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se “opozita duhet të mbetet në opozitë”.
“Kjo nuk është natyra e LDK-së. Natyra e LDK-së është mos me ofendu askënd”, ka thënë Quni i LDK-së.
Sipas Qunit, deklarimet e tilla janë të gabuara, ngaqë siç tha ai, nuk mund të ofendohen oponentët e tjerë politikë vetëm se nuk janë në të njëjtën parti. /Gazeta10/