Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Antony drejt largimit nga Manchester United

Gazeta10
27 February 2024 - 15:15

Sulmuesi brazilian, Antony në afatin kalimtar veror pritet të ndërrojë ambient.

Siç raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Manchester United nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit këtë edicion dhe do të dëgjojnë ofertat për të.

“Djajtë e Kuq” nga shitja e brazilianit shpresojnë të fitojnë rreth 50 milionë euro.

Antony ka startuar në vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të Unitedit dhe trajneri Erik Ten Hag e ka humbur plotësisht besimin tek ai.

24-vjeçari erdhi me shumë bujë te Unitedi në verën e vitit 2022 nga Ajaxi, me ekipin anglez që pagoi plot 95 milionë euro për shërbimet e tij.

Ai ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

Reprezentesi brazilian ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në 26 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat.

24-vjeçari ka zhvilluar 15 paraqitje me Brazilin, prej të cilave ka realizuar dy gola.

E ardhmja e sulmuesit brazilian pritet të jetë jashtë evropës, me disa skuadra nga Arabia Saudite që kanë shprehur interesim për të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.