
Sulmuesi brazilian, Antont do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United, të paktën deri në përfundim të sezonit.
Antony ishte raportuar për një lëvizje drejt Fenerbahçes, por ky i fundit nuk e ka pranuar ofertën e skuadrës nga Stambolli.
24-vjeçari nuk po kalon në formë aspak të mirë te “Djajtë e Kuq” dhe këtë edicion ka luajtur vetëm një minut.
Ish-anëtari i Ajaxit përkundër situatës së tij te Unitedi nuk dëshiron të dorëzohet dhe do të luftojë për një vend në 11-shen bazë të Erik Ten Hag.
Braziliani erdhi me shumë bujë te Manchester United në verën e vitit 2022 nga Ajaxi, për shumën e 95 milionë eurove.
Ai ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.