Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Anulohet tenderi për furnizim me produkte për nevoja të rezervës shtetërore – oriz, vaj, konzerva e ujë

Gazeta10
09 January 2024 - 10:55

Është anuluar tenderi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për furnizim me produkte agro-ushqimore për nevojat e Rezervës Shtetërore.

Tek arsyeja e anulimit të tenderit thuhet se “Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.

Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat dy kompani, Beni Dona Plast SH.P.K dhe Sëeet Bakery SH.P.K, por që të dyja kanë tejkaluar vlerën e planifikuar të kësaj procedure. Njëra e kishte tejkaluar vlerën për mbi 10 mijë euro, e tjetra për gati 90 mijë.

“DRSHM ka nevojë për shtim te rezervave shtetërore per produktete agroushqimore me këta artikuj është me qëllim për te siguruar qytetarëve sasitë domosdoshme në rast fatkeqësive natyrore apo lufte, dhe destinimi i buxhetit te DRSHM, sipas Programit vjetor te miratuar nga Qeveria”, thuhej në njoftimin për kontratë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.