Gazeta10

Apartamente nga 1 mijë e 400 dollarë nata, Ivanka Trump konfirmon investimin luksoz në ishullin e Sazanit

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump ka treguar detaje lidhur me projektin e bërë publik pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj Jared Kushner për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në ishullin e Sazanit.

Gjatë një interviste në podkastin e Lex Friedman, të cituar nga “The Express Tribune”, Ivanka Trump thotë se në ishullin prej 1400 hektarësh në Mesdhe “do të sjellin arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.

Trump shprehet se ky projekt drejtohet nga marka super luksoze “Aman” dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.

Marka Aman, e cila krenohet me mbi 30 prona në 20 vende, frekuentohet nga të famshëm si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney dhe Tom Hanks.

Dhomat në resortet “Aman” zakonisht kushtojnë rreth 1.400 dollarë për natë, me vila me çmim 50.000 dollarë.

Pak muaj më parë kryeministri Edi Rama konfirmoi projektin për transformimin e ishullit të Sazanit nga dhëndri i ish-presidentit Trump, Jared Kushner, një sipërmarrës i suksesshëm në disa vende.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë