Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Apeli e kthen në rigjykim rastin për Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e punëtorit të tij

Gazeta10
28 March 2023 - 16:19

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt. Apeli ka gjetur se ankesa e Prokurorisë së Gjilanit është a bazuar duke e kthyer në pikën zero rastin në fjalë.

Siç bëhet e ditur në njoftim Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

“Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në njoftim. 

Në tetor të vitit 2022 Shaban Gogaj ishte dënuar nga Gjykata e Pejës me 7 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e Agonis Tetajt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.