Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Ahmeti jep detaje shokuese nga sulmi ndaj 25-vjeçarit në Breg të Diellit

Gazeta10
15 May 2026 - 23:06

Drejtori i përgjithshëm i Kanal10 njëkohësisht edhe gazetari Arben Ahmeti në emisionin “Adresa” ka dhënë detaje tronditëse për sulmin natën e djeshme ndaj një 25 vjeçari në Breg të Diellit.

Ahmeti tregoi se personi i cili është sulmuar për tu ekzekutuar nga 2 persona të maskuar është duke u trajtuar në kujdesin intenziv në QKUK, raporton Gazeta10.

“Një 25 vjecar i liruar nga burgu një javë më parë është sulmuar nga dy persona të maskuar, në njërën prej skenave më të organizuara kriminale kanë hyrë me qëllim ekzekutimi në kafenen në lagjen e tij në Bregun e Diellit në Prishtinë, këta dy persona kanë shkrepuar plumba drejtë në kokë duke mos lënë asnjë dyshim që qëllimi ka qenë vrasja e 25 vjeçarit, ai tani është duke luftuar për jetën ende brenda QKUK-së në trajtim intenziv, por atë që unë dua ta pontecojë është se në njërin nga ekzekutimet më kriminale si përshkruhet edhe nga vetë personat që janë brenda policisë, dje ka pasur mungesë reagimi të rrethit të parë, të dytë dhe të tretë të kordoneve të policisë që vendosen në raste të tilla”, tha ai në Kanal10.

Arben Ahmeti shton se nëse ka argumente që këto kordone të policisë kanë reaguar do të dëshironte që dikush nga policia ta bindë.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.