Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Ahmeti me kërkesë publike për Konjufcën

Gazeta10
20 December 2022 - 22:02

Në emisionin “Politiko” , Arben Ahmeti  duke komentuar procesin e Gjykatës Speciale për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë ka drejtuar edhe një kërkesë ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Ahmeti ka thënë se Konjufca duhet të mbledh një buxhet dhe të krijohet një OJQ e cila do ta monitoroj punën e Speciales dhe do t’i informojë popullin saktë duke shtuar se nuk ka nevojë për më shumë drama.

“Kam një thirrje publike për kryetarin e kryeparlamentarin Glauk Konjfcën që shkoi dhe i vizitoj krerët ë UÇK-së, shumë mirë që shkoj. Nuk kemi nevojë me hy në aventura ne ku ndërrojmë ligje, kjo gjykatë është aq politike dhe aq shumë ka pikëpyetje ku mundet krejtësisht dhe profesionalisht me u ballafaqu. Ne kemi nevojë për drejtësi, i madh e i vogël në këtë vend s’duhet me provu me ndryshu drejtësinë. Ne kemi nevojë për drejtësi kemi nevojë me ditë a është e vërtet që Jakup Krasniqi është kriminel, nuk mundet baca Jakup me vazhdu pjesën tjetër të jetës së tij me dyshimet e dikujt që ky përnime ka trafikuar organe. Çka duhet me bë? Thirrje publike për kryetarin e parlamentit të Kosovës mblidhet një buxhet, ka forma si ndahet një buxhet, të angazhohet një organizatë e pavarur profesionale me jurist ndërkombëtarë që do të shkojnë dhe të bëjnë monitorim në seancat e gjykatës  dhe çdo veprim që bën Specialja. Kjo organizatë duhet të bëj raporte të rregullta për media, deputetët që secili deputet ta dijë saktësisht se çka po ndodh me procesin gjyqësor. Kaq mjafton, nuk ka nevojë më shumë për drama.”, ka thënë Ahmeti

Tutje, Ahmeti ka hedhur pikëpyetje edhe në akuzat që ka ngritur kjo Gjykatë drejtuar pjesëtarëve të UÇK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.