
Kuvendi i Kosovës nuk do të mbajë seancë për të paktën edhe dy javë të ardhshme, pasi që salla ku mblidhen deputetët është duke u rinovuar.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se renovimi i sallës së Kuvendit nuk do të paraqiste pengesë për votimin e rrëzimit të Qeverisë pasi që seanca për këtë çështje ka mundur të mbahet në një sallë alternative.
“Kjo qeveri dhe ky lloj i qeverisjes nuk e meriton seriozitetin e sallës plenare për me çu në shtëpi. Do ta karakterizonte më mirë këtë lloj qeverisje ajo shpërndarje në një sallë alternative me një seriozitet më të ulët”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka thënë se LDK nuk është pro shpërndarjes se Kuvendit pas që data për caktin e zgjedhjeve të rregullta do ë caktohet jo më shumë se 4 muajt e ardhshëm.
“Vlerësimi ynë është se në fazën të cilën gjendemi ne jemi në fazë zgjedhore, do të thotë maksimalisht në 4 muajt e ardhshme do të shpallet dita e zgjedhjeve.
Në këtë kuptim për 4 muaj pse duhet me qu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme e me shpërnda Kuvendin, nëse vërtet situata është e tillë çfarë po pretendohet. Ne vlerësojmë se qeverisja është e gabuar, korrupsioni është galopant, raportet ndërkombëtare shumë të këqija, por tashmë është fazë kur nuk ka zhvillim madhor ndërkombëtar”, është shprehur Gashi. /GAZETA10/