
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko komentoi vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese.
Ai tha se votimi mund të ndahet edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ata e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.
Rexhaj tha se po të ishte ashtu siç Kushtetuesja e ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së votimit, atëherë sipas tij Kuvendi do të ishte tashmë i konstituuar dhe Kryetaro do të ishte i zgjedhur.
Në vitin 2014 aktvendimi i Gjykatë Kushtetuese e thotë qartë që zgjedhja e Kryetarit të kuvendit do të duhej të ishte një akt solemn sepse mandatarin ia jep të parit, tha Rexhaj.
E përderisa nuk është kështu, Rexhaj tha se as atë e asnjë deputet tjetër askush nuk mund t’i shtyjë t’ia japë votën një liste kriminale e cila ka marrë pjesë aktivisht në protesta të dhunshme në Veri e nënkryetari i saj ka sulmuar Republikën e Kosovës , që t’ia japë votën.
Ai tha se si LVV nuk kanë votë për Listën Serbe.
Ndiqeni videon më poshtë për më shumë detaje: