
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa institucioneve paralele serbe në veri lidhet kryekëput me fushatën zgjedhore.
“Kjo është kryekëput veprim fushate”, ka thënë ajo.
Pantina ka thënë se vendimet e tilla erdhen pas tubimeve qesharake të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ministrja Nagavci kishte vendosur të këndonte këngën e Kaçanikut.
“Kjo ishte mas nja dy tubimeve ku VV, përfshi Albinin dhe ministren e Arsimit dulen qesharak. Ajo veç za për këngëtare s’kish”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/