Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ardhja e Trump në pushtet, Camaj: Pritshmëri pozitive për Kosovën dhe rajonin!

Gazeta10
20 January 2025 - 21:19

Pashko Camaj, sekretar i Federatës “Vatra”, ka thënë se ardhja e Donald Trump në krye të SHBA-së pritet t’i japë drejtim politikës së jashtme.

Camaj ka thënë se pikësynim për administratën Trump nuk do të jetë Kosova, por që ka theksuar se ka pritshmëri pozitive për trajtimin e çështjes së saj.

“Pritshmëritë për të ardhmen e shqiptarëve në përgjithësi janë të mira. Kemi parë një stagnim në katër vitet e fundit, i cili ka rezultuar në gjendje jo shumë të favorshme për Kosovën”, ka thënë Camaj.

Ndryshe, këtë të hënë është mbajtur ceremonia e inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.