Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ardi dhe Mirdoni tregojnë se për çka janë krenarë më shumë për Kosovën

Gazeta10
17 February 2024 - 14:43

Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli në festën e pavarësisë kanë treguar se për çka janë më së shumti krenarë me Kosovën.

Ardi dhe Mirdoni në emisionin ‘Hambar’ në Kanal10, kanë qenë pjesëmarrës në ndarjen e disa shpërblimeve për nderë të festës së pavarësisë, raporton Gazeta10.

Ardi ka thënë se ajo çka e bën krenarë me Kosovën janë rinia, sportistët dhe artistët.

“Ka shumë arsye me qenë krenarë me vendin tonë, por më së shumti për rininë që e kemi që na bënë krenar për çdo ditë, për artistët tonë, për sportistët tonë që na përfaqësojnë dhe asnjëherë nuk e harrojnë prejardhjen e tyre që kanë prej Kosovës”, ka thënë Ardi.

Njëjtë mendon edhe Mirdoni që sipas tij, rinia kosovare duhet të mbështetët më shumë.

“Te pjesa e rinisë qëndroi edhe unë dhe mendoi që e kemi rininë më të mirë në botë, kështu që duhet me përkrahë fuqishëm dhe me shty çdo talent përpara”, është shprehur Mirdoni. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.