
Emisioni Hambar ka dhuruar disa shpërblime për shikuesit e televizionit për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Premia kryesore ka qenë udhëtime për çift në Milano dhe Stamboll nga Veneta Travel.
Ndarja e shpërblimeve u bë bashkë me Ard Gashin dhe Mirdon Pacolli.
Shpërblimet janë ndarë përmes telefonatave të shikuesve duke ndarë histori e urime për festën e pavarësisë.
Hambari është emision i bashkëbisedimit televiziv dhe radiofonik ku nëpërmjet satirës trajtohen ngjarjet aktuale të javës nga vendi dhe bota. /GAZETA10/