Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër dilni sa më shumë për të votuar, votoni për siguri, energji e zhvillim

Gazeta10
06 June 2026 - 11:00

Përmes një videomesazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, kandidati për kryeministër nga Aleanca ka ftuar qytetarët që të mbështesin vizionin për më shumë siguri, energji dhe zhvillim.

“Të dashur qytetarë, gra e burra, të rinj e të reja, nesër me votën tuaj ju përcaktoni të ardhmen e Kosovës. Gjithçka përcaktohet prej secilit prej nesh. Sado që duket e vogël, vota e secilit ka rëndësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Gjini në mesazhin e tij.

Ai ka theksuar se kjo është ftesa e Aleancës për qytetarët, duke shprehur bindjen se vota e tyre mund ta ndryshojë vendin.

“Vota juaj do ta ndryshojë vendin. Dilni sa më shumë dhe votoni”, është mesazhi përmbyllës i kandidatit për kryeministër nga Aleanca

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.