Politiko

Rama për emërimin në KPM: Kryekëput betejë politike!

Gazeta10
17 Janar 2025 - 21:29

Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar emërimin e Besnik Berishës si  kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Rama ka thënë se emërimi i kryetarit të ri disa ditë para se t’i mbarojë mandati kryetarit të tanishëm është një vendim i paligjshëm.

“Për herë të parë të ekzistimit të KPM-së, i cili ka rol të rëndësishëm në kohën e zgjedhjeve, kemi parë që një kryetar dhe një nënkryetar zgjidhet para se t’i përfundojë mandate aktual”, ka thënë Rama.

Emërimin e kryetarit të ri, Rama e ka cilësuar si një betejë politike të pushtetit.

“Kjo është kryekëput një betejë politike e pushtetit. Se çka është personi, veç hyni në fb të tij e shiqoni. Është militant tipik propagandues të LVV-së. Është argat i pushtetit “, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.