Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arifi: Këto lajme ndikuan emocionalisht tek futbollistët

Gazeta10
26 Mars 2023 - 22:06

Emisioni sportiv “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10. Te ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci, analist të përhershëm, së bashku me Erdin Hashanin, Lorik Jashanicën dhe Muhamet Arifin.

Gjatë diskutimi për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Muhamet Arifi tha se ky arrestim i kryetarit erdhi në një moment jo të mirë.

“Nëpër kafene po diskutohet gjithçka. Nuk kam shumë informacion se çfarë ka ndodhur konkretisht, por kjo nuk do të thotë se çfarëdo që thuhet është e vërtetë.”, tha fillimisht Arifi.

Tutje, ai tha se këto lajme janë të dëmshme për futbollistët.

“Sa ja filluam t’i qelim sytë si kombëtare, e patëm një lojë të jashtëzakonshme që mundëm ta fitonim në fund me golin e Rashicës, dolën këto lajme që ndikojnë emocionalisht tek këta djem.”, përfundoi Arifi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.